Sport

Sprintet finale në Europë: 'skenaret' aktuale në Premier, LaLiga dhe Bundesliga…

Përjashtojmë sprintin e Ligue 1, ku, megjithëse ka ende edhe 12 ndeshje për të përfunduar, tashmë ka një hendek midis Paris Saint-Germain dhe Marseille: prej 19 pikësh!

28 Mars 2025, 11:30 Nga DOSJA

Sprintet finale në Europë: 'skenaret' aktuale në

EUROPE - Kampionateet evropiane kanë hyrë në fazën finale. Cila është situata sot në Angli, Spanjë dhe Gjermani?

Situata është thuajse e qartë në Premier League, ku Liverpool ka 12 pikë avantazh ndaj Arsenalit. Bayern mban Leverkusen në një distancë të sigurt, ndërsa Spanja na jep parashikimin më të pasigurt.

Barcelona, pas 28 javësh kryeson me 63 pikë, +3 më tepër se sa Real Madridi dhe +7 ndaj Atletico Madridit, që e ndjekin.

Në këto pak radhë kemi vendosur të përjashtojmë sprintin e Ligue 1, ku, megjithëse ka ende edhe 12 ndeshje për të përfunduar, tashmë ka një hendek midis Paris Saint-Germain dhe Marseille: 19 pikë distancë, që e zhvendos vëmendjen në objektiva të tjerë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll