Aktualitet

Skandal! Pas mandarinave me pesticide, shqiptarët po hanë dhe mish pule me salmonelë

Burimet pretendojnë se kjo ngarkesë mishi e ardhur nga Brazili dyshohet se është hedhur në treg, pa pritur përgjigjen e analizave.

28 Mars 2025, 11:32 Nga I.A
Skandal! Pas mandarinave me pesticide, shqiptarët po hanë dhe mish
Anila Denaj dhe AKU

TIRANË- Një tjetër skandal ka përfshirë vendin tonë në lidhje me mishin e importuar nga Brazili. Piranjat kanë denoncuar se në 11 mars të këtij viti në portin e Durrësit janë futur 27.000 kg mish pule i importuar nga Brazili.

Skandal! Pas mandarinave me pesticide, shqiptarët po hanë dhe mish

Burimet pretendojnë se kjo ngarkesë mishi e ardhur nga Brazili dyshohet se është hedhur në treg, pa pritur përgjigjen e analizave. Ndërkohë që kur kanë dalë analizat, është zbuluar që i gjithë mishi i importuar është i infektuar me bakterin e salmonelës.

Skandal! Pas mandarinave me pesticide, shqiptarët po hanë dhe mish

Fotot e publikuara, të analizave të kryera në ISUV, tregojnë që një sasi prej 27 ton mish pule ka rezultuar me salmonelë. Nuk dihet ku ka përfunduar kjo sasi. Ministrja Denaj, duhet të informojë urgjentisht publikun a është konsumuar kjo sasi nga qytetarët shqiptarë?

Skandal! Pas mandarinave me pesticide, shqiptarët po hanë dhe mish

Pas daljes së rezultatit të analizave, AKU-ja ka trokitur në derën e subjektit që ka importuar mishin, në mënyrë që të tërhiqet nga tregu. Por deri më tani vetëm një pjesë e vogël është tërhequr, ndërkohë që pjesa tjetër është blerë dhe konsumuar nga qytetarët./Dosja.al

aku anila denaj

Sondazh

Poll