Aktualitet

"Dyfishohet çmimi i kuponit"/ IdentiTek: Koha e pajisjes me kartë identiteti zbret në vetëm 3 ditë

Njoftimin për këtë ndryshim e ka bërë të ditur kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, IdentiTek.

28 Mars 2025, 10:16 Nga I.A
"Dyfishohet çmimi i kuponit"/ IdentiTek: Koha e pajisjes me
Foto Ilustruese

TIRANË- Koha e pajisjes më kartë identiteti në vend ka ndryshuar ditën e sotme. Mësohet se nga 14 ditë koha e pajisjes me kartë identiteti ka zbritur në 3 ditë. Njoftimin për këtë ndryshim e ka bërë të ditur kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, IdentiTek. Po ashtu në njoftim bëhet me dije se shërbimi do të ofrohet kundrejt një pagese prej 3 000 lekësh nga 1 500 lekë që ishte më parë. 

Njoftimi i Plotë:

Falë këtij shërbimi, përmes një pagese prej 3 mijë lekësh, çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh. Shërbimi është krijuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e aplikimit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë urgjente për dokumentin e tyre të identifikimit. Procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në Shqipëri, si edhe për të gjithë ata që kanë nevojë të marrin shpejt kartën e tyre të identitetit, qoftë për arsye personale, profesionale apo administrative”.

•Blini kuponin (me procedurë të përshpejtuar);

•Merrni me vete dokumentin e vjetër ose vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes nga e-Albania;

•Bëni aplikimin në një nga zyrat e IdentiTek;

•Tërhiqni kartën e re po aty ku keni bërë aplikimin.

Ky shërbim është i aksesueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke përfshirë:

•Ata që pajisen për herë të parë me letërnjoftim elektronik;

•Ata që rinovojnë dokumentin e skaduar;

•Ata që kërkojnë zëvendësim për shkak të skadimit, dëmtimit apo humbjes.

identitek

Sondazh

Poll