Aktualitet

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës protestë para SPAK, kundërshtojnë ndërtimin e resortit turistik

Rreth 60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, pasi akuzojnë se u kanë grabitur pronat.

28 Mars 2025, 10:40 Nga r.ll
Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës protestë para SPAK,
protesta

TIRANË- Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës po protestojnë ditën e sotme para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër ndërtimit të një resorti turistik.

Këta banorë kanë protestuar më herët edhe në fshatin Rrjoll, por sot janë zhvendosur para SPAK. Rreth 60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, pasi akuzojnë se u kanë grabitur pronat.

“Unë i kam me dokumente, i kam sjellë në SPAK. I kam çuar në gjykata, të gjithë më thonë si ke. I ka marrë i forti, si kanë për të mi dhënë mua. Ne s’kemi ardhur të bëjmë luftë, s’kemi asnjë interesi të konfrontohemi me policë, kemi ardhur për transparencë për t’i treguar shtetit shqiptar se çfarë kriminelësh ka këtu. Për fshatarët nuk ka bashki, ka bashki për ata që punojnë në institucione shtetërore.  Ca pronash, i ka marrë ai i forti”, është shprehur një prej protestuesve.

proteste para spak

Sondazh

Poll