Sport

Mbrëmje e hidhur për Dani Olmon: gol dhe dëmtim… Mungesë e sigurtë në Champions League dhe Kupën e Mbretit

Vetë Hansi Flick pranoi se Olmo do të duhet të qëndrojë jashtë për të paktën dy javë, me qëllim që të kthehet në kohë për ndeshjen e kthimit në Signal Iduna Park më 15 prill.

28 Mars 2025, 07:30 Nga DOSJA

Mbrëmje e hidhur për Dani Olmon: gol dhe dëmtim…

SPANJE - Mbrëmje e hidhur për Dani Olmon, protagonist në fitoren e Barcelonës ndaj Osasunas, por i detyruar të largohet nga fusha për shkak të dëmtimit.

Mesfushori sulmues spanjol shënoi golin e dytë për Blaugranët nga penalltia, pasi u përsërit nga që një mbrojtës kundërshtar hyri më herët në zonë. Në tentativën e dytë, Olmo nuk mungoi, duke befasuar portierin Herrera.

Megjithatë, gëzimi i tij zgjati vetëm katër minuta. Në minutën e 27-të, lojtari u ankua për dhimbje të forta dhe u detyrua të kërkonte një zëvendësim.

Testet e planifikuara për të premten, do të japin një pamje më të qartë, por mungesa e tij tashmë është e sigurt për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Atlético Madrid dhe ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Borussia Dortmund.

Vetë Hansi Flick pranoi se Olmo do të duhet të qëndrojë jashtë për të paktën dy javë, me qëllim që të kthehet në kohë për ndeshjen e kthimit në Signal Iduna Park më 15 prill.

Dalja nga fusha u pasua nga një ovacion nga stadiumi Lluís Companys, ndërsa trajneri Flick u shfaq dukshëm i mërzitur. Një goditje e rëndë për Barçën, e cila do të duhet të bëjë pa një nga lojtarët e saj më në formë në një moment vendimtar të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll