Sport

VIDEO/ Dinamo mund 1-0 Partizanin, fiton derbin e parë këtë sezon…

Nga pika e bardhë e penalties, e para të të kuqtë, për godet Domgjoni, por gjuajtja e tij ndalet në traverse, duke shpërdoruar një rast për të barazuar

27 Mars 2025, 22:52 Nga DOSJA

VIDEO/ Dinamo mund 1-0 Partizanin, fiton derbin e parë këtë

ELBASAN - Dinamo mposht 1-0 Partizanin në “Elbasan Arena” në javën e 31-të të Superiores.

E mbushur me emocione, blutë e Ilir Dajës dominojnë sfidën dhe gjetën rrugën e rrjetës me të zakonshmin Zabërgja, ndërsa Domgjoni nga pika e penalltisë humbet një shans të artë në kohën shtesë për të barazuar shifrat.

Nën reshjet e shiut në “Elbasan Arena” u zhvillua derbi “i vogël” Dinamo-Partizani. Djemtë e Ilir Dajës janë më kërkues, por pjesa e parë mbyllet në barazim të bardhë 0-0.

Në pjesën e dytë Dinamo kalon në avantazh me Zabërgjan (59') dhe ka disa mundësi për të dyfishuar shifrat, por është Qirko ai që mban në lojë Partizanin.


Në minutat shtesë të takimit, “të kuqtë” fitojnë një penallti (të parën në këtë sezon). Nga pika e bardhë godet Domgjoni, por gjuajtja e tij ndalet në traversë.

Mbyllet 1-0 për Dinamon derbi. Blutë ngjiten në kuotën e 54 pikëve dhe mundin për herë të parë këtë sezon Partizanin, që mbetet në kuotën e 44 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll