Sport

Show në “Arena Egnatia”... emocione dhe gola në Egnatia-Vllaznia, por nuk ka fitues

Egnatia ngjitet në kuotën e 55 pikëve dhe kryeson kampionatin edhe pas javës së 31-të, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e tretë me 51 pikë.

27 Mars 2025, 23:17 Nga DOSJA
Show në “Arena Egnatia”... emocione dhe gola në

RROGOZHINE - Ka emocione dhe gola, por nuk ka fitues super-sfida mes Egnatias dhe Vllaznisë, që mbylli edhe javën e 31-të të kampionatit Abissnet Superiores. Gjithçka përfundoi në barazim 2-2, me dy skuadrat që detyrohen të ndajnë nga një pikë.

Në një orar të pazakontë në Rrogozhinë (për herë të parë luhej në orën 20:00) është zhvilluar një ndeshje e bukur dhe plot emocione mes Egnatias dhe Vllaznisë.

Vendasit dominojnë pjesën e parë, të cilën e mbyllin në avantazh falë golit të shënuar nga Lushkja (20’). Shkodranët mundohen të reagojnë në pjesën e dytë, luajnë më mirë dhe gjejnë golin e barazimit me Malën (80’).

Sfida ndizet në minutat e mbetura. Fernando (86’) kalon sërish në avantazh rrogozhinasit, por pak minuta më vonë shkodranët barazojnë me Grudën (90’), që kthen në gol një penallti të fituar.

Mbyllet në barazim 2-2 një ndeshje e bukur dhe plot emocione mes Egnatias dhe Vllaznisë. Rrogozhinasit ngjiten në kuotën e 55 pikëve dhe kryesojnë kampionatin edhe pas javës së 31-të, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e tretë tashmë me 51 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll