Sport

VIDEO/ Mjafton goli i Tomës, “Djemtë e Detit” fitojnë derbin e mbijetesës

Teuta fiton 1-0 ndaj Skënderbeut dhe ngjitet në vendin e 7-të me 33 pikë, Skënderbeu mbyll tabelën e renditjes me 30 pikë.

27 Mars 2025, 23:14 Nga DOSJA

VIDEO/ Mjafton goli i Tomës, “Djemtë e Detit” fitojnë

DURRES - Teuta fiton 1-0 përballjen direkte ndaj Skënderbeut dhe merr një trepikësh të artë në garën për mbijetesë në Abissnet Superiore. Ishte një gol i Tomës (14’) në pjesën e parë ka vendosur fatin e sfidës, së vlefshme për javën e 31-të.


Durrsakët mposhtin një rival direkt dhe pas këtij trepikëshi ngjiten vendin e 7-të në kuotën e 33 pikëve në tabelën e klasifikimit, duke parakaluar në renditje 3 skuadra (ndonëse diferenca me Skënderbeun e vendit të fundit është vetëm 3 pikë).

Korçarët mposhten nga një rival direkt dhe zbresin në vendin e fundit në klasifikim, në kuotën e 30 pikëve. Por, duhet theksuar se kur kanë mbetur edhe 5 javë nga përfundimi i sezonit lufta për mbijetesë është më e hapur se kurrë, pasi vetëm 3 pikë ndan në renditje Bylisin (vendi i 6-të)  nga vendi i fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll