Sport

‘Çështja Olmo’/ "Duhet të zgjidhim konfliktin mes Barçës, La Ligës dhe Federatës"

Presidenti i CSD-së deklaroi se, "Vendosa që duhej t'i jepnim një masë paraprake sepse Barcelona e kupton që RFEF dhe LaLiga morën vendimin e gabuar".

27 Mars 2025, 18:30 Nga DOSJA

‘Çështja Olmo’/ "Duhet të zgjidhim konfliktin

SPANJE - José Manuel Uribes, presidenti i CSD-së, ishte i pranishëm në prezantimin e kampusit të Vicente Del Bosque dhe aty foli për regjistrimin e Dani Olmos, i cili ka shkaktuar kaq shumë konflikte mes vetë CSD-së, Federatës dhe La Liga-s.

"Duhet të zgjidhim konfliktin midis Barcelonës, LaLigës dhe Federatës. Vendosa që duhej t'i jepnim një masë paraprake, sepse Barcelona e kupton që RFEF dhe LaLiga morën vendimin e gabuar dhe ne vendosëm të zbatojmë parimin që gjëja e parë është të mos bëjmë dëm," filloi Uribes.

"Ishte më e arsyeshme që ai të mund të luante. Alternativa ishte që ai të ishte në një situatë pasigurie derisa konflikti të zgjidhej dhe ai është lojtar i kombëtares spanjole," tha presidenti i CSD.

Uribes shtoi: "Jam mirënjohës që Real Madridi respektoi vendimin tonë dhe Dani Olmo luajti. Luis de la Fuente më falënderoi sepse ne mendojmë për interesin e përgjithshëm; ne duhet të mbrojmë karrierën e futbollistëve". 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll