Aktualitet

Mbyllja e TikTok/ Eksperti i IT-së: Qytetarët po përgjohen! Po tentohet të instalohet një software brenda pajisjeve...

Kallanxhi ngriti dyshime se po tentohet të instalohet një software brenda ISP-ve që të monitojnë çdo qytetar që çfarë trafiku bën apo çfarë sitesh viziton

27 Mars 2025, 20:09 Nga B.Z
Mbyllja e TikTok/ Eksperti i IT-së: Qytetarët po përgjohen! Po
Tomi Kallanxhi

TIRANË - Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi ka folur së fundmi për mbylljen e aplikacionit TikTok. I ftuar në TV Klan, Kallanxhi u shpreh se tashmë aplikacioni është mbyllur vetëm nga kompanitë telefonike, ndërsa në pajisjet që janë të lidhura me internet wifi pra internet shtëpie është e vështirë për tu mbyllur. 

Kallanxhi ngriti më tej dyshime se po tentohet të instalohet një software brenda ISP-ve që të monitohet çdo qytetar që çfarë trafiku bën apo çfarë sitesh viziton.

Sipas ekspertit rreziku është te pajisja që përdorin kompanitë. Ai thotë se software synon që të futet në telefonat e përdoruesve që ti bllokojë, duke ngritur kështu dyshime për një përgjim të mundshëm. 

Kallanxhi: Është mbyllur vetëm nga kompanitë telefonike. Kurse në ISP, dmth në kompanitë që ofrojnë internet në shtëpi është e vështirë për tu mbyllur. Ka një skenar që po qarkullon nga agjenisa e sigurisë kibernetike që është duke u implementuar një skenar, që po tentohet të instalohet një software brenda ISP-ve që të monitorojnë çdo qytetar që çfarë trafiku bën, çfarë sitesh viziton etj. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

tomi kallanshi mbyllja e tiktok

Sondazh

Poll