Aktualitet

I prenë rrugën me makinë dhe më pas dhunuan me sende të forta 38-vjeçarin, arrestohen dy kushërinjtë 

Mësohet se Prokuroria e Tiranës kishte vendosur procedimin në gjendje të lirë të dy kushërinjve.

27 Mars 2025, 14:08 Nga M.B
I prenë rrugën me makinë dhe më pas dhunuan me sende të
Foto ilustruese

KAMËZ- Dy kushërinjtë Marjo dhe Ersjon Boja, të cilët pak ditë më parë i prenë rrugën 38-vjeçarit Redi Vata dhe më pas e dhunuan me sende të forta janë arrestuar. Mësohet se Prokuroria e Tiranës kishte vendosur procedimin në gjendje të lirë të dy kushërinjve.

Më parë është raportuar se gjatë kontrollit në banesën e Marjo Bojës, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale ndërs pas ngjarjes, dy autorët u larguan me nje makine Benz.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasit e shpallur në kërkim M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, pasi më datë 24.03.2025, në Kamzë, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. V.. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, e cila vendosi procedimin në gjendje të lirë të këtyre 2 shtetasve”, njofton policia.

kamez

Sondazh

Poll