Aktualitet

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset 17-vjeçari, arrestohet autori

Policia bën të ditur se gjatë një konflikti për motive të dobëta një 17-vjeçar ka goditur me thikë një tjetër 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

27 Mars 2025, 17:02 Nga E. D
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset
foto ilustruese

SARANDË- Një sherr me thika ka ndodhur mes sy të rinjve në Sarandë, ku si pasojë njëri ka mbetur i plagosur.  Policia bën të ditur se gjatë një konflikti për motive të dobëta një 17-vjeçar ka goditur me thikë një tjetër 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu autori i dyshuar është kapur dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Goditi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatar, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe shoqërohet 17-vjeçari. Rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një tjetër 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, autori i dyshuar është kapur dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

sarander

Sondazh

Poll