Aktualitet

Fotoja me Veliajn "i hapi telashe" gjyqtarit! Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për Gerd Hoxhën, thirret si palë e tretë edhe KLGJ

Mësohet se Kushtetueja shtyu seancën pasi vendosë të thërrasë si palë të tretë KLGJ-në.

27 Mars 2025, 13:45 Nga M.B
Fotoja me Veliajn "i hapi telashe" gjyqtarit! Gjykata Kushtetuese
Erion Veliaj dhe Gerd Hoxha

TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën e padisë për gjyqtarin Gerd Hoxha, për shqyrtimin e një prej neneve të ligjit nr. 95 të vitit 2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, mbi bazën e të cilit funksionojnë Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatat e Posaçme Antikorrupsion duke e kaluar për datën 23 prill.

Mësohet se Kushtetueja shtyu seancën pasi vendosë të thërrasë si palë të tretë KLGJ-në. Gjyqtari Gerd Hoxha pretendon se u skualifikua dhe nuk u emërua vetëm për një foto me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në një aktivitet të ambasadës britanike.

Hoxha e vlerëson si antikushtetues vendimmarrjen e komisionit që në përbërje ka hetues, dhe që është filtri i fundit përpara se kandidatët të shqyrtohen nga KLP dhe KLGJ. 

 

Sondazh

Poll