Aktualitet

E harruan hapur bombolën e gazit/ Shpërthim i fuqishëm brenda byrektores në Yzberisht, plagoset bashkëpronarja dhe dy punë

15 Janar 2020, 06:51 Nga DOSJA
E harruan hapur bombolën e gazit/ Shpërthim i fuqishëm brenda

Tiranë-Një bombol gazi ka shpërthyer në orën 07:25 të mëngjesit të sotëm brenda një byrektore në rrugën “3 Dëshmorët” në Yzberishtit, ku si pasojë janë plagosur lehtë bashkëpronarja e biznesit Klodiana Simeci, punëtorja Ardiana Mesi si edhe punëtorja tjetër me iniciale M.P. Dosja.al mëson se bombola e gazit në këtë byrektore ishte harruar hapur që ditën e djeshme ndërsa gjatë natës, gazi ka rrjedhur duke u përhapur në të gjithë ambientin. Sapo dera është hapur mëngjesin e sotëm nga pronarja Simeci ka ndodhur shpërthimi.

Mësohet se Ardjana Mesi, ka pësuar lëndime në njërin sy, ndërsa Klodiana Simeci ka pësuar djegie në masën 20-25% të trupit dhe po mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Biznesni është në katin e parë të një pallati dhe shpërthimi ka krijuar edhe shumë dëme materiale, duke e shkatërruar plotësisht biznesin në fjalë.

Po kështu banorët e zonës janë zgjuar të tronditur nga shpërthimi i fortë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardiana mesi klodiana simeci shpërthen bombola e gazit në yzberisht ardiana mesi klodiana simeci shpërthen bombola e gazit në yzberisht

Sondazh

Poll