Bota

VIDEO/ Nuk i pëlqeu pyetja, ish-kryeministri italian i tërheq flokët gazetares

Lavinia Orefici tha se u ndje e poshtëruar si gazetare dhe si grua nga gjesti i papërshtatshëm.

26 Mars 2025, 17:27 Nga E. D
VIDEO/ Nuk i pëlqeu pyetja, ish-kryeministri italian i tërheq
pamje nga vendngjarja

ITALI- Një video e ish-kryeministrit Romano Prodi teksa i tërheq flokët gazetares së Quarta Repubblica, Lavinia Orefici, ka pushtuar rrjetin. Siç shihet në video gazetarja i kërkoi ish-Presidentit të Komisionin Evropian një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private.

Por Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë duket kur politikani i tërheq flokët gazetares. Lavinia Orefici tha se u ndje e poshtëruar si gazetare dhe si grua nga gjesti i papërshtatshëm.

“Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.

Ndërsa vetë Prodi, deklaroi se kontakti ishte i rastësishëm dhe pa asnjë qëllim ofendues.

romano prodi lavinia orefici

Sondazh

Poll