“E urrej ta ndihmojmë Europën”/ Bisedat e plota në grupin 'Signal' të administratës Trump
Michael Waltz dhe Pete Hegseth SHBA- Media amerikane "The Atlantic" ka publikuar një artikull tjetër me mesazhet e plota që kanë rrjedh...
Vance tha se do të vizitojë anëtarët e Forcave Hapësinore amerikane në bregun verilindor të Grenlandës dhe do të kontrollojë çfarë po ndodh me sigurinë në këtë zonë.
SHBA- Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance njoftoi se të premten do të vizitojë Grenlandën si pjesë e një delegacioni të lartë amerikan, bashkë me gruan e tij, e cila edhe më parë ka vizituar këtë vend.
“Po pres me padurim vizitën në Grenlandë të premten”, shkroi Vance në një mesazh në rrjetin social X, ku bashkëngjiti edhe një video që njofton udhëtimin.
Vance tha se do të vizitojë anëtarët e Forcave Hapësinore amerikane në bregun verilindor të Grenlandës dhe do të kontrollojë çfarë po ndodh me sigurinë në këtë zonë. Ai theksoi se shumë shtete të tjera kanë kërcënuar Grenlandën dhe janë përpjekur të shfrytëzojnë territorin dhe ujërat e saj për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe popullin e Grenlandës.
Zëvendenësi i Trump shtoi se po flet në emër të presidentit amerikan, që ata dëshirojnë të forcojnë sigurinë e qytetarëve të Grenlandës, sepse e konsiderojnë këtë të rëndësishme për sigurinë e gjithë botës.
“Për fat të keq, liderët në SHBA dhe Danimarkë e kanë injoruar për një kohë të gjatë Grenlandën, kjo ka qenë e dëmshme për Grenlandën dhe për sigurinë e botës së tërë. Mendojmë se mund ta çojmë situatën në një drejtim tjetër”, tha ai.
Gruaja e tij, Usha Vance, e cila këtë javë njoftoi gjithashtu se do të vizitojë Grenlandën si pjesë e delegacionit amerikan që do të vizitojë vendet historike dhe do të mësojë për trashëgiminë e Grenlandës.
Looking forward to visiting Greenland on Friday!???????? pic.twitter.com/p3HslD3hhP
— JD Vance (@JDVance) March 25, 2025
Michael Waltz dhe Pete Hegseth SHBA- Media amerikane "The Atlantic" ka publikuar një artikull tjetër me mesazhet e plota që kanë rrjedh...
mike waltz, pete hegseth SHBA- "The Atlantic" ka publikuar një artikull tjetër, në të cilin ka detaje të tjera rreth asaj që ...
Nuri Aslan dhe Ekrem Imamoglu TURQI- Nuri Aslan u zgjodh sot kryebashkiak i përkohshëm i Stambollit për të zëvendësuar Ekrem ...
Waltz dhe Hegseth SHBA- Mesazhet me foto janë publikuar ditën e sotme nga media amerikane The Alantic, të marra nga 'grup-chat-i' i Administ...
Foto ilustruese ARMENI- Parlamenti i Armenisë votoi sot për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, ...
zyrtaret e trump SHBA- "The Atlantic" sapo ka publikuar një artikull tjetër, në të cilin ka detaje të tjera rreth asaj që si...
millorad dodik BOSNJE HERCEGOVINË- Millorad Dodik, presidenti i entitetit të Republikës Sërpska (RS), ndodhet në Izrael ku m...
Foto ilustruese EVROPË- Komisioni Evropian po zbaton Strategjinë e re të BE-së për Përgatitjen e Bashkimit. Ko...
Erdogan TURQI- Teksa në Turqi po zhvillohen protestat më të mëdha në më shumë se një dekadë, ka shumë spe...
Foto ilustruese KAMERUN- Njëzet anëtarë të forcave të armatosura të Kamerunit u vranë të martën në nj&eum...