Bota

Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Çdo sulm rus ndaj vendeve anëtare të aleancës, do të përballet me reagimin tonë shkatërrues

Ai tha se kjo duhet të jetë shumë e qartë për Vladimir Putin dhe këdo tjetër që dëshiron të sulmojë vendet anëtare të NATO-s.

26 Mars 2025, 15:52 Nga E. D
Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Çdo sulm rus ndaj vendeve
foto ilustruese

SHBA- Shefi i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se çdo sulm rus ndaj vendeve anëtare të NATO-s do të përballet nga forca e plotë e kësaj aleance të ashpër. Gjithashtu Mark Rutte mbajti sot një fjalim në Poloni, nga ku u takua me kryeministrin polak, Donald Tusk.

Ky i fundit tha se angazhimi i NATO-s për të mbrojtur vendin do të jetë shumë i rëndësishëm.  Rutte nga ana e tij mbështeti deklaratën e liderit polak, duke shtuar: “Reagimi ynë do të jetë shkatërrues”.

Ai tha se kjo duhet të jetë shumë e qartë për Vladimir Putin dhe këdo tjetër që dëshiron të sulmojë vendet anëtare të NATO-s. Ndërkohë Rusia sulmoi sot qytetin port ukrainas dhe qytetin e lindjes së Zelensky. Ndërsa Moska thotë se ka rrëzuar dronët ukrainas mbi Detin e Zi. Armëpushimi i kufizuar u dakordëusa dje mes dy vendev, por Kremlini thotë se nuk do të fillojë derisa të hiqen sanksionet ndaj Rusisë.

mark rutte

Sondazh

Poll