Bota

Rrjedhja e bisedave sekrete/ Shefat e inteligjencës amerikane merren në pyetje nga ligjvënësit

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, drejtori i FBI-së, Kash Patel, drejtori i Agjencisë së Përgjithshme të Sigurisë Kombëtare, Timothy Haugh dhe drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, gjeneral-lejtant Jeffrey pritet të dëshmojnë të gjithë në seancë. 

26 Mars 2025, 16:53 Nga E. D
Rrjedhja e bisedave sekrete/ Shefat e inteligjencës amerikane merren
pamje nga seanca

SHBA- Komisioni i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve për Inteligjencën po zhvillon një seancë dëgjimore me zyrtarë të administratës Trump dhe anëtarë të kabinetit, ku ata pritet të përballen me pyetje në lidhje me skandalin e bisedës në “Signal”, shkruan CNN

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, drejtori i FBI-së, Kash Patel, drejtori i Agjencisë së Përgjithshme të Sigurisë Kombëtare, Timothy Haugh dhe drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, gjeneral-lejtant Jeffrey pritet të dëshmojnë të gjithë në seancë. 

Seanca dëgjimore vjen pasi “The Atlantic” publikoi disa mesazhe mëngjesin e së mërkurës nga biseda në grup, të cilat përgënjeshtrojnë pretendimin e zyrtarëve të administratës Trump se planet e sulmeve në Jemen nuk u diskutuan në bisedën ku u shtua pa dashje kryeredaktori i revistës, Jeffrey Goldberg.

shba administrata e trump

Sondazh

Poll