Bota

“Zoti president, ju thatë se sigurimi kombëtar..."? Trump ndërpret gazetaren e CNN-it para se të përfundonte pyetjen: Më falni, nuk të zgjodha ty! 

Ky incident ka ngjallur shqetësime për sigurinë dhe transparencën e komunikimeve në administratën e tij. Por presidenti Trump e ndërpreu gazetaren përpara se ta përfundonte pyetjen. 

26 Mars 2025, 16:36 Nga E. D
“Zoti president, ju thatë se sigurimi kombëtar..."? Trump
Donald Trump dhe Kaitlan Collins

SHBA- Gazetarja e CNN-it, Kaitlan Collins u përpoq të pyeste për incidentin me mesazhet “Signal” që përfshinte disa zyrtarë të lartë të administratës amerikane, duke përfshirë Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hasgeth si dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare, Mike Waltz.

Kjo ngjarje ishte lidhur me përdorimin e një aplikacioni të mesazheve, i cili është përdorur për komunikime private dhe që ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi disa zyrtarë të administratës Trump përdorën këtë platformë për të diskutuar çështje të rëndësishme të sigurisë kombëtare.

Ky incident ka ngjallur shqetësime për sigurinë dhe transparencën e komunikimeve në administratën e tij. Por presidenti Trump e ndërpreu gazetaren përpara se ta përfundonte pyetjen. 

“Zoti president, ju thatë se sigurimi kombëtar kishte marrë një mësim pasi një gazetar…,” filloi Collins, por nuk arriti ta përfundonte as fjalinë e saj.

Përpara se ajo të përfundonte fjalinë e saj, Trump e ndërpreu duke thënë ashpër: "Më falni, nuk ju zgjodha unë".

Presidenti amerikan pastaj drejtoi gishtin te një gazetar tjetër dhe tha, “vazhdo”.

Kjo ishte një ndërhyrje e papritur dhe shprehu një tension të dukshëm mes tij dhe gazetares, e cila po përpiqej të bëjë pyetje lidhur me një temë të nxehtë. Ky moment e theksoi qartë stilin e komunikimit të Trump, i njohur për natyrën e tij direkte dhe shpesh të papërmbajtur, duke e bërë këtë një tjetër episod të diskutueshëm në seancat e tij të komunikatave me mediat.

Waltz përfshiu gabimisht në bisedën e përbashkët të zyrtarëve amerikan në aplikacionin Signal edhe gazetarin e revistës, The Atlantic, Jeffrey Goldberg, i cili zbuloi planet e qeverisë amerikane për luftë me Houthit e Jemenit. 

kaitlan collins

Sondazh

Poll