Politike

"Po dëmton interesat e subjektit tonë"/ PD kërkesë KQZ-së: Të hiqen logot dhe simbolet e partisë nga zyrat private të Bashës!

Në kërkesën e PD-së, thuhet se logot dhe simbolet në zyrat e Bashës po dëmtojnë interesat e ligjshme të subjektit, ndërsa theksohet se ky ambient privat nuk duhet të konsiderohet si zyrë elektorale e PD nga ana e KQZ-së.

26 Mars 2025, 16:57 Nga B.Z
"Po dëmton interesat e subjektit tonë"/ PD kërkesë
Foto ilustruese

TIRANË - Partia Demokratike i është drejtuar këtë të mërkurë me një kërkesë zyrtare Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve lidhur me logot dhe simbolet e kësaj force politike në zyrat private të Lulzim Bashës. 

Në kërkesën e PD-së, thuhet se logot dhe simbolet në zyrat e Bashës po dëmtojnë interesat e ligjshme të subjektit, ndërsa theksohet se ky ambient privat nuk duhet të konsiderohet si zyrë elektorale e PD nga ana e KQZ-së.

PD kërkon që KQZ duke informuar edhe Policinë e Shtetit, të konstatojnë këtë fakt dhe të marrin masat e duhura administrative dhe ligjore, për heqjen e menjëhershme të këtyre simbole, stemave dhe logove jo-zyrtare të PD-së.

Kërkesa e Partisë Demokratike, drejtuar KQZ-së:

"Kjo kërkesë e jona ka të bëjë me aspekte të dezinformimit dhe të (keq)përdorimit publik nga disa individë të simboleve, logove dhe emblemës së Partisë Demokratike, simbole të cilat ka edhe subjekti zgjedhor "Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore" PD-ASHM, koalicion zgjedhor i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike.

Konkretisht, shqetësimi ynë vjen pas raportimeve nga degët tona në terren, ku konkretisht jemi informuar se në Njësinë nr. 5 në Tiranë, në Rrugën Nikolla Tupe, ekziston një ambient privat i veshur me simbolet e vjetra të Partisë Demokratike, të cilat prej shumë kohësh nuk përdoren subjekti ynë politik (bashkëngjitur fotot e ambientit në fjalë).

Përdorimi i këtyre simboleve në ambiente publike, në fazën kur fushata zgjedhore zyrtare nis për pak javë, po dëmton interesat e ligjshme të subjektit tonë. Nga ana tjetër, ky ambient privat nuk duhet të konsiderohet (qëllimisht apo gabimisht) si ambient / zyrë elektorale e PD nga ana e KQZ.

Ndaj, po i drejtohemi KQZ që nëpërmjet Inspektorëve të saj në terren, si dhe duke informuar edhe Policinë e Shtetit, të konstatojë këtë fakt dhe të merren masat e duhura administrative dhe ligjore, për heqjen e menjëhershme të këtyre simbole, stemave dhe logove jo-zyrtare të PD".

partia demokratike kqz

Sondazh

Poll

Politike 26 Mars 2025, 14:59 N.F

Kenia njeh pavarësinë e Kosovës

Foto ilustruese KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë të mërkurën se Kenia e ka njohur zyrtarisht ...