26 Mars 2025, 16:30
Nga B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë tri ankesat e fundit të subjekteve politike ndaj rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke hapur rrugën për certifikimin e tyre.
Supremja rrëzoi të mërkurën si të pathemelta ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, të një kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDAK) – LPB, të cilat kundërshtonin vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP).
LVV-ja u ankua në Supreme ndaj vendimit të PZAP-it, i cili nuk e kishte pranuar kërkesën e saj për anulimin e votave me postë që ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe shkuarjen në rivotim me postë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tani mund t'i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve më së largu nesër, e enjten, sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Javë më parë, KQZ-ja e miratoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, në të cilin prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind.
E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.
Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind.
Me këto përqindje, LVV-ja i ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja, 24 sosh, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende./REL
gjykata supreme kosove zgjedhje parlamentare 9 shkurt
Politike
26 Mars 2025, 16:00
M.B
Momenti i nënshkrimit
KOSOVA- Kenia, shtet afrikan, ka njohur pavarësinë e Kosovës të mërkurën, duke u bërë k&...
Politike
26 Mars 2025, 15:45
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) tha për Radion Evropa e Lirë se ka refuz...
Politike
26 Mars 2025, 15:29
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shtatë kandidatë të partive të vogla kanë dorëzuar dorëheqjen në Komisionin Qe...
Politike
26 Mars 2025, 14:59
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë të mërkurën se Kenia e ka njohur zyrtarisht ...
Politike
26 Mars 2025, 14:37
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Serbia ia ka ndalur vizitën ministrit të Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku në Preshev&eu...
Politike
26 Mars 2025, 13:35
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me procesin e votimit me postë për zgjedhjet par...
Politike
26 Mars 2025, 13:30
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se dënon qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për të mos zhvilluar debat pa...
Politike
26 Mars 2025, 13:20
N.F
Renzi
GJADËR- Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi pas vizitës së tij në kampin e Gjadrit ka mbajtur fjalën e tij para mediave. ...
Politike
26 Mars 2025, 13:19
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në deklaratën për mediat nga selia blu se kryeministri Edi Rama ë...
Politike
26 Mars 2025, 13:04
I.A
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Paketën e Maleve në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, Rama...