26 Mars 2025, 16:39
Nga B.Z
Edi Rama
SHKODËR - Kryeministri Edi Rama, po zhvillon këtë pasdite në një takim me sipërmarrësit e rinj në Shkodër. Gjatë fjalës së tij për të pranishmit kreu i qeverisë tha se Airbnb nuk ka ende kapacitet konkurrues për hoteleritë në vendin tonë.
Rama u shpreh se në këtë sektor nuk deklarohen të gjitha fitimet, ndërsa premoi se vitin që vjen qeveria do të sjellë një zgjidhje digjitale në këtë industri që synon edhe Airbnb.
"Akoma nuk jemi në fazën që të kemi kapacitet konkurrues për Airbnb, nuk është akoma faza që Airbnb kërcënojnë hoteleritë. E dyta, e kemi lënë që njerëzit të mund të fitojnë ca lekë. Të mos fillojmë historira me inspektorë e kontrolle deri nëpër shtëpia dhe ndërkohë këtë vit fillojmë fazën e re, në radhë të parë me hotelet se e dini shumë mirë se nuk i deklaroni të gjitha siç duhet të gjitha ato që fitoni. Në deklarimin e shtretërve, hotelet nuk e thonë të vërtetën. Ajo që do të bëjmë këtë vit që të fillojmë, ne kemi TVSH më të ulët në Evropë dhe rajon, 6 përqind për hotelet, dhe e kemi bërë qëllimisht për t’u dhënë mundësinë hoteleve. Për të fituar keni fituar, për të formalizuar akoma jemi larg. Këtë vit, duke filluar nga maji, është një program që sipas dëshirës kush nuk do asnjë kontroll apo problem, dhimbje koke me historira kontrollesh tatimore, duhet të bjerë dakord që të bëjë një marrëveshje me tatimet edhe të paguajë 65 përqind nga maji-shtator. Vitin e ardhshëm po punojmë për një solucion dixhital që do të përfshirë edhe Airbnb, Italia, Spanja ka pasur problem të madh, edhe Kroacia.",- tha Rama.
edi rama airbnb
Politike
26 Mars 2025, 16:30
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë tri ankesat e fundit të subjekteve politike ndaj rezultateve të zgjedhjeve ...
Politike
26 Mars 2025, 16:00
M.B
Momenti i nënshkrimit
KOSOVA- Kenia, shtet afrikan, ka njohur pavarësinë e Kosovës të mërkurën, duke u bërë k&...
Politike
26 Mars 2025, 15:45
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) tha për Radion Evropa e Lirë se ka refuz...
Politike
26 Mars 2025, 15:29
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shtatë kandidatë të partive të vogla kanë dorëzuar dorëheqjen në Komisionin Qe...
Politike
26 Mars 2025, 14:59
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë të mërkurën se Kenia e ka njohur zyrtarisht ...
Politike
26 Mars 2025, 14:37
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Serbia ia ka ndalur vizitën ministrit të Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku në Preshev&eu...
Politike
26 Mars 2025, 13:35
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me procesin e votimit me postë për zgjedhjet par...
Politike
26 Mars 2025, 13:30
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se dënon qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për të mos zhvilluar debat pa...
Politike
26 Mars 2025, 13:20
N.F
Renzi
GJADËR- Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi pas vizitës së tij në kampin e Gjadrit ka mbajtur fjalën e tij para mediave. ...
Politike
26 Mars 2025, 13:19
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në deklaratën për mediat nga selia blu se kryeministri Edi Rama ë...