Politike

Përkeqësohet shëndeti i kandidatëve për deputetë?! 7 përfaqësues të partive të vogla japin dorëheqjen, ja arsyet që deklaruan në KQZ

Kandidatët që janë dorëhequr janë 2 të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Kukës e në Berat, 2 të Partisë Social Demokrate në Berat dhe në Durrës, një e ADR në Korçë.

26 Mars 2025, 15:29 Nga M.B

 

Përkeqësohet shëndeti i kandidatëve për deputetë?!
Foto ilustruese

TIRANA- Shtatë kandidatë të partive të vogla kanë dorëzuar dorëheqjen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke u tërhequr nga gara. Kandidatët që janë dorëhequr janë 2 të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Kukës e në Berat, 2 të Partisë Social Demokrate në Berat dhe në Durrës, një e ADR në Korçë. Në dokumentin e tyre të dorëheqjes shkak kryesor kanë paraqitur arsye shëndetësore, ndërsa një kandidat i Partisë Mundësia nuk pranoi të ndërpriste punën e tij si mësues, gjatë periudhës zgjedhore. 

Dorëheqjet në KQZ:

Averdi Syla,- “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Kukës - arsye shëndetësore

Hyda Kuci, - PSD Berat - arsye shëndetësore

Joan Sotir, - “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Korçë,- arsye shëndetësore

Daniela Alite - PSD Durrës - arsye shëndetësore

Xhilda Boçari, - 'Lëvizja Bashkë" Korçë - arsye shëndetësore

Fadil Bekaj, - Partia Mundësia, Fier - mësues 

Edi Piring e ADR, Korçë - arsye familjare

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Politike 26 Mars 2025, 14:59 N.F

Kenia njeh pavarësinë e Kosovës

Foto ilustruese KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë të mërkurën se Kenia e ka njohur zyrtarisht ...