26 Mars 2025, 14:59
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë të mërkurën se Kenia e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Pacolli, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës, shkroi në Facebook se njohja u bë “në një ceremoni të jashtëzakonshme e të paharrueshme” më 26 mars.
"Republika e Kenias – një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës – e njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran", shkroi Pacolli.
Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Ministrinë e Jashtme të Kosovës rreth njohjes së raportuar të Kosovës nga Kenia, shtet afrikan, por nuk ka marrë ende përgjigje. Kosova – e cila e shpalli pavarësinë më 2008 – njihet nga 117 vende të botës, sipas ueb-faqes së Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Në vitet e fundit ka pasur një rënie të ritmit të njohjeve dhe shteti i fundit që e njohu ishte Izraeli në vitin 2021. Pacolli mori meritat për njohjen e vendit nga Kenia, duke thënë se “që nga viti 2009, unë personalisht kam lobuar dhe kam biseduar me autoritetet keniane për ta bërë këtë ditë realitet”.
Kjo fitore nuk erdhi rastësisht. Ajo është fryt i një pune të gjatë, të palodhur, me përkushtim e sakrificë”, tha ai. Ai theksoi se presidenti i Kenias, William Ruto, i kishte premtuar atij njohjen e Kosovës qysh në vitin 2016
“Ai e vizitoi Kosovën në vitin 2019 dhe e ndjeu fuqinë dhe vendosmërinë e popullit tonë. Në vitin 2023, gjatë vizitës time në Nairobi, ai e bëri hapin e parë duke njohur pasaportat tona. Sot, në një ceremoni madhështore, ai e tha me zë të lartë: Kosova është shtet i njohur nga Kenia”, shtoi ai.
Ruto u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tri herë gjatë vitit 2024, sipas Presidencës së Kosovës. Pacolli i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë të përbashkët me Republikën e Shqipërisë në Nairobi.
Pacolli ka mbajtur disa role të larta në Kosovë në të kaluarën, përfshirë si president nga shkurti deri në prill 2011, zëvendëskryeministër nga viti 2011 deri në vitin 2014, si dhe si zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm nga viti 2017 deri në vitin 2020./ REL
kenia kosova pavaresia
Politike
26 Mars 2025, 14:37
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Serbia ia ka ndalur vizitën ministrit të Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku në Preshev&eu...
Politike
26 Mars 2025, 13:35
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me procesin e votimit me postë për zgjedhjet par...
Politike
26 Mars 2025, 13:30
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se dënon qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për të mos zhvilluar debat pa...
Politike
26 Mars 2025, 13:20
N.F
Renzi
GJADËR- Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi pas vizitës së tij në kampin e Gjadrit ka mbajtur fjalën e tij para mediave. ...
Politike
26 Mars 2025, 13:19
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në deklaratën për mediat nga selia blu se kryeministri Edi Rama ë...
Politike
26 Mars 2025, 13:04
I.A
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Paketën e Maleve në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, Rama...
Politike
26 Mars 2025, 13:01
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu ka prezantuar 17 ...
Politike
26 Mars 2025, 12:55
I.A
Takimi
SHKODËR- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ka prezantuar ditën e sotme Paketën e Maleve n...
Politike
26 Mars 2025, 12:49
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme ka zhvilluar me homazhe për dëshmorët dhe martirët e Kr...
Politike
26 Mars 2025, 12:36
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi ditën e sotme ka udhëtuar drejt qendrës së pritjes së emig...