Bota

Njohja e patentave, sot diskutohet në parlamentin grek (VD)

15 Janar 2020, 07:11 Nga DOSJA
Njohja e patentave, sot diskutohet në parlamentin grek (VD)

GREQI- Tashmë është çështje ditësh “vulosja” e vendimit për njohjen e patentave shqiptare në Greqi. Mijëra shqiptarë që jetojnë në greqi do jenë përfituesit kryesor nga pakti mes Shqipërisë dhe shtetit helen.

Sipas informacioneve bëhet me dije se marrëveshja e famshme do të diskutohet sot në komisionin parlamentar të tregtisë dhe në fund të seancës pritet data e miratimit përfundimtar.

Kjo temë ndodhet në rendin e ditës dhe është publikuar në portalin zyrtar të parlamentit grek.

Njohja e patentave shqiptare në Greqi do të jetë një lehtësim për të gjithë emigrantët që punojnë dhe jetojnë në vendin fqinj, e kryejnë punët me makinat e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni njohja e patentave parlamenti grek patentat ne greqi njohja e patentave parlamenti grek patentat ne greqi

Sondazh

Poll