Aktualitet

Tentuan të fusnin në Shqipëri mallra kontrabandë me vlerë 50 mijë euro, arrestohen 2 shoferët e autobusit në Portin e Durrësit (EMRAT)

Në njoftimin e policisë theksohet se nga kontrollet u zbuluan veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje.

26 Mars 2025, 13:31 Nga N.F
Tentuan të fusnin në Shqipëri mallra kontrabandë me
Autobusi

DURRËS- Dy shoferë të një autobusi janë vënë në pranga ditën e sotme në Portin e Durrësit. Policia bën me dije se arrestimi i dy shoferëve ka ardhur pasi ata kanë tentuar të fusin në Shqipëri mallra kontrabandë me vlerë 50 mijë euro. 

Në njoftimin e policisë theksohet se nga kontrollet u zbuluan veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje. Nga ky operacion janë sekuestruar mallrat, autobusi, celularët dhe pasaportat e të arrestuarve.

Dy të arrestuarit janë identifikuar si46-vjeçari Edmond Nikollo dhe 51-vjeçari, Shkëlqim Çuni. Ata akuzohen për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Duo”. Tentuan të futnin në Shqipëri, me autobus, mallra të kontrabanduara me vlerë të përafërt 50 000 euro, arrestohen 2 shtetas. Sekuestrohen mallrat dhe autobusi, si dhe celularët dhe pasaportat e të arrestuarve.

Në vijim të punës së bazuar në analizën e riskut, të kryer nga Policia Kufitare e PKK Port Durrës, në hyrje/dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në hyrje të Shqipërisë, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, autobusi që kishte si drejtues shtetasit Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni.

Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, në kuadër të operacionit “Duo”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Edmond Nikolli 46 vjeç, banues në Lezhë dhe Shkëlqim Çuni, 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

arrestohen dy shofere ne portin e durresit

Sondazh

Poll