Aktualitet

Krijoi një rrjet të shpërndarjes së drogës në Itali/ Shqiptarit i sekuestrohet pasuria me vlerë mbi 300 mijë euro, zbulohet sesi funksiononte banda e "Shefit të madh"

Grupi i shqiptari mësohet se ishte i specializuar në shitjen e kokainës dhe hashashit në Varese dhe provinca të tjera në Lombardi e Emilia-Romagna.

26 Mars 2025, 10:45 Nga N.F
Krijoi një rrjet të shpërndarjes së drogës në
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane ka sekuestruar pasurine me vlerë mbi 300 mijë të një shqiptari. Shqiptari i njohur si "Shefi i madh" rezulton  i dënuar për krijimin e një rrjeti të mirëorganizuar për shpërndarjen e drogës. Atij i janë sekuestruar prona të patundshme, llogari bankare dhe një makinë.

Grupi i shqiptari mësohet se ishte i specializuar në shitjen e kokainës dhe hashashit në Varese dhe provinca të tjera në Lombardi e Emilia-Romagna. Shqiptari e kishte kthyer këtë punë të paligjshme në një strukturë të organizuar piramidale që funksiononte si kompani e vërtetë. Ai kujdesej vetë personalisht për çdo gjë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari dërgonte bashkatdhetarë me vizë turistike në Itali. Sapo shkonin në Itali, rekrutët e rinj futeshin në sistem. Atyre u sigurohej akomodim, makinë, celularë dhe drogë për të filluar procesin e shpërndarjes.

Për të shmangur kapjen, grupi kishte krijuar një dhomë operacionesh në një apartament. Një operator merrte kërkesat e klientëve me ëhatsApp dhe ia dërgonte shpërndarësve nëpërmjet platformave anonime.

Logjistika ishte kujdesur edhe për detajet më të vogla. Një magazinë përdorej për të ruajtur makinat, drogën dhe armët. Pavarësisht se me letra rezultonte pa para, “Shefi i madh” jetonte me familjen në një shtëpi të regjistruar në emrin e të vëllait të tij.

Ky i fundit ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i tij. Nga analiza financiare rezultoi se anëtarët e kësaj familje ishin drejtuesit e organizatës. Për të fshehur të ardhurat nga shpërndarja e drogës, familja kishte hapur edhe një piceri për të pastruar paratë.

sekuestrohet pasuria e shqiptarit ne itali

Sondazh

Poll