26 Mars 2025, 10:20
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Nata e Kadrit është një ndër netët më të rëndësishme mes 30 ditëve të muajit të Ramazanit, pasi është një natë të cilën Zoti e ka përzgjedhur për ta mbushur me madhështi dhe mirësi të veçanta. Por ashtu sikurse thuhet edhe në Kuran, Nata e Kadrit nuk është e përcaktuar saktësisht pasi mendohet se është në 10 ditëshin e fundit të muajit të Ramazanit.
Muaji i Ramazanit në Shqipëri, por jo vetëm, pritet me adhurim nga besimtarët myslimanë. Këto ditë përmbajnë brenda tyre natën më të vlefshme të të gjithë muajit të ramazanit, pra Natën e kadrit. Në Kuran thuhet se agjërimi dhe lutjet në natën e Kadrit, janë më të vlefshme se 1 mijë muaj.
Pse quhet “Nata e Kadrit”?
Fjala “Kadr” ka kuptimin e nderimit ose respektimit, sepse ajo është natë e cila nderohet dhe ka një pozitë të veçantë tek Allahu për shkak të veçorive të saj. Po ashtu edhe besimtari i cili qëndron zgjuar, duke i bërë Ibadet Allahut xh.sh gjatë kësaj nate, pajiset me një nder të veçantë.
Kuptimi tjetër i kësaj fjale është shtrëngim pasi në këtë natë të madhërishme bota shtrëngohet nga numri i madh i engjëjve që zbresin në këtë natë. Gjithashtu Kadr ka dhe kuptimin Kader (paracaktim), se në këtë natë paracaktohet se çfarë do të ndodhë për vitin vijues.
Çfarë ndodh në këtë natë?
Në këtë natë vendoset fati i të gjitha krijesave për vitin vijues. Në këtë natë përcaktohet se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë, kush do të nderohet e kush do të mallkohet, kush do të paracaktohet për në Xhennet, e kush do të paracaktohet për në Xhehennem. Përcaktohet se ku do të paraqitet thatësia dhe uria, përcaktohet se kush do ta kryejë Haxhin atë vit e kush jo, përcaktohet se çfarë do të ndodhë deri në vitin tjetër etj.
Çfarë duhet të bëjnë myslimanët Natën e Kadrit?
Këtë natë duhen kryer adhurime për hir të Allahut, duhet falur namaz duke e përforcuar ndjenjën e adhurimit.
Duhet lexuar sa më shumë Kur’an, të dëgjohet ai që e lexon atë si dhe të meditohet mbi ato ç’ka thotë Kur’ani.
Duhet të biem në salavat mbi Profetin tonë a.s., të shpresojmë në shefatin (ndërmjetësimin) e tij, të forcojmë vetëdijen e të qenit nga ymeti i tij dhe të rinovojmë besnikërinë ndaj tij.
Duhet të kërkojmë falje e mëshirë nga Allahu, të bëjmë vetëllogari dhe të bindim veten të kthehemi drejt rrugës së drejtë.
Të bëjmë sa më shumë dhikër (përkujtim) e të meditojmë, pasi vetëm me përkujtimin e Allahut gjejnë shpëtim dhe prehje zemrat.
Të lutemi sa më shumë, sepse duaja është mjeti që e afron më shumë njeriun me Zotin e tij. Transmetohet se Profeti ynë i nderuar a.s. në këtë natë e ka këshilluar Aishen të bëjë këtë dua: “Allahumme inneke afuuun, tuhibbu’l-afue fa’fu anni” {Zoti im! Ti je Falës, të pëlqen të falësh, më fal dhe mua!}
Në këtë natë të shenjtë duhet të kërkojmë prej Allahut të falë të gjithë besimtarët. Të lutemi që kjo natë të bëhet faktor për forcimin e dashurisë dhe vëllazërisë, për bashkimin e botës islame dhe për ruajtjen e gjithë njerëzimit nga fatkeqësitë
nata e kadrit
Aktualitet
26 Mars 2025, 10:01
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Janë zbardhur emrat e shtatë punonjësve të sigurimit të cilët janë proceduar penalisht p&eu...
Aktualitet
26 Mars 2025, 09:41
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ELBASAN- Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në një apartament në katin e dytë të nj&eum...
Aktualitet
26 Mars 2025, 09:41
r.ll
aksidenti
DURRËS - Një aksident është shënuar pas mesnatës në lagjen 5, tek “Rruga e Dëshmorëve&rd...
Aktualitet
26 Mars 2025, 09:11
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Në tre ditët e fundit, katër viktima janë shënuar nga vrasje me armë zjarri në Kosov&e...
Aktualitet
26 Mars 2025, 09:04
N.F
Foto ilustruese
AUSTRI- Autoritetet austriake kanë vënë në pranga një 20-vjeçar shqiptar në Haid. Arrestimi i të ...
Aktualitet
26 Mars 2025, 08:51
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë arrestuar një 25-vjeçare shqiptare në aeroportin e Frankfurtit. Arrestimi i ...
Aktualitet
26 Mars 2025, 08:49
r.ll
ervin muça
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Mu&cc...
Aktualitet
26 Mars 2025, 08:19
r.ll
arber dhe erion veliaj
TIRANË- Shtatë punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të kompanis...
Aktualitet
26 Mars 2025, 08:00
N.F
Foto ilustruese
PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Dy persona m...
Aktualitet
26 Mars 2025, 07:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Çmimi i shitjes së vezëve në burim nga pularitë pothuajse është dyfishuar. Prej pularive ...