26 Mars 2025, 12:07
Nga r.ll
pamje nga ngjarja
TIRANË- Dy të mitur janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen se hodhën lëndë djegës në oborrin e një banese. Në pranga janë vënë një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar.
Gjatë natës ata kanë hedhur dy shishe me benzinë në oborrin e shtëpisë së një personi për shkak të konflikteve për motive të dobëta që kanë patur më parë me të.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Yard”.
Hodhën lëndë djegëse në oborrin e banesës së një shtetasi, për motive të dobëta, identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas të mitur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se gjatë natës ishte hedhur lëndë djegëse në oborrin e një banese, në rrugën “Berit Beker”, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Yard”, u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan 2 autorët e dyshuar, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur 2 shishe me lëndë djegëse (benzinë) në oborrin e banesës së shtetasit D. Xh., për shkak të konflikteve për motive të dobëta që kanë patur më parë me të.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
policia e tiranes
Aktualitet
26 Mars 2025, 11:59
N.F
Sulmi
GREQI- Pamje nga momenti i një sulmi me çekiç janë publikuar së fundmi në Greqi. Mediat greke kanë publikuar m...
Aktualitet
26 Mars 2025, 11:36
I.A
Aksidenti
DURRËS- Pamjet e aksidentit të ndodhur gjatë natës në Durrës kanë dalë. Në pamjet e siguruar nga Dos...
Aktualitet
26 Mars 2025, 11:07
N.F
Rebecca Gannon, babai i saj dhe Saimir Kushova
NORVEGJI- 48-vjeçari shqiptar, Saimir Kushova është dënuar me 15 vite burg nga autorit...
Aktualitet
26 Mars 2025, 10:45
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane ka sekuestruar pasurine me vlerë mbi 300 mijë të një shqiptari. Shqiptari i njohur si ...
Aktualitet
26 Mars 2025, 10:44
r.ll
ervin muca
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq ish-drejtorin e IT-së në Policin&eu...
Aktualitet
26 Mars 2025, 10:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Nata e Kadrit është një ndër netët më të rëndësishme mes 30 ditëve të m...
Aktualitet
26 Mars 2025, 10:01
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Janë zbardhur emrat e shtatë punonjësve të sigurimit të cilët janë proceduar penalisht p&eu...
Aktualitet
26 Mars 2025, 09:41
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ELBASAN- Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në një apartament në katin e dytë të nj&eum...
Aktualitet
26 Mars 2025, 09:41
r.ll
aksidenti
DURRËS - Një aksident është shënuar pas mesnatës në lagjen 5, tek “Rruga e Dëshmorëve&rd...
Aktualitet
26 Mars 2025, 09:11
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Në tre ditët e fundit, katër viktima janë shënuar nga vrasje me armë zjarri në Kosov&e...