Aktualitet

Bilanci tragjik në Kosovë, katër persona janë vrarë me armë zjarri në vetëm tre ditë

Më 23 mars, në Vushtrri 19-vjeçari, Ardit Zymeri u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një bashkëmoshatar i tij.

26 Mars 2025, 09:11 Nga r.ll
Bilanci tragjik në Kosovë, katër persona janë vrarë me
foto ilustruese

KOSOVË- Në tre ditët e fundit, katër viktima janë shënuar nga vrasje me armë zjarri në Kosovë. Më 23 mars, në Vushtrri 19-vjeçari, Ardit Zymeri u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një bashkëmoshatar i tij. I dyshuari u arrestua pak pak kohë pas vrasjes dhe në polici pranoi fajësinë. Motivet e vrasjes nuk dihen ende, ndërsa autoritetet thanë se po kryejnë hetime të vazhdueshme.

Pa u shënuar 24 orë, një tjetër vrasje u shënua në Vushtrri. Pronari i një furre buke vrau me armë zjarri punonjësen dhe më pas veten. Shkak i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia e pronarit, pasi viktima 40 vjeçe kishte lënë punën te furra dhe kishte nisur të punonte diku tjetër, sipas të afërmit të viktimës.

Vrasja e fundit me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Dy persona mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri. Fatkeqësisht njëri nga të plagosurit nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

I dyshuari për rastin tashmë është identifikuar dhe është në kërkim. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Viktima raportohet se është 62-vjeçari, Naser Gashi. Përveç plagëve me armë dyshohet se ai kishte edhe një therje me thikë në gjoks. I plagosuri Miftar Miftari ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Autor i dyshuar për rastin është Alban Gashi.

vrasje ne kosove ardit zymeri vrasje ne vushtrri

Sondazh

Poll