Aktualitet

Akuzohet për shpërdorim detyre, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish- drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muçën

Ai akuzohet për hyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike, rast i lidhur me kopjimin e të dhënave në sistemin TIMS

26 Mars 2025, 08:49 Nga r.ll
Akuzohet për shpërdorim detyre, Prokuroria e Tiranës merr të
ervin muça

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muçën. Ai akuzohet për hyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike, rast i lidhur me kopjimin e të dhënave në sistemin TIMS. Bëhet me dije se organi hetues ka veçuar çështjen dhe po e heton edhe për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se në datën 02 Gusht 2023 në orët e vona të natës në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça. Personat e paautorizuar mësohet se janë futur në godinë me pinin personal të një tjetër punonjësi, i cili nuk ka qenë prezent.

Ndërhyrja në sistem ishte objekt i Komisionit hetimor të drejtuar nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili në fjalën e tij para Kuvendit në përfundim të afatit të punimeve të komisionit, u shpreh se Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për të qenë drejtor i departamentit të IT. Ai listoi arsyet e këtij përfundimi duke përmendur procedimin e tij penal në Itali për falsifikim dokumentesh, refuzimin e lejes së qëndrimit gjithashtu në Itali dhe mosplotësimi i formularit të dekriminalizimit.

ervin muça prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll