Aktualitet

E rëndë në Prishtinë/ Vritet me armë zjarri 62-vjeçari, plagoset edhe një tjetër, autori i dyshuar shpallet në kërkim (EMRAT)

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Viktima raportohet se është 62-vjeçari, Naser Gashi.

26 Mars 2025, 08:00 Nga N.F
E rëndë në Prishtinë/ Vritet me armë zjarri
Foto ilustruese

PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Dy persona mbetën të plagosur pas të shtënace me armë zjarri. Fatkeqësisht njëri nga të plagosurit nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

I dyshuari për rastin tashmë është identifikuar dhe është në kërkim. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Viktima raportohet se është 62-vjeçari, Naser Gashi. Përveç plagëve me armë dyshohet se ai kishte edhe një therje me thikë në gjoks. I plagosuri Miftar Miftari ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Autor i dyshuar për rastin është Alban Gashi.

te shtena ne prishtine

Sondazh

Poll