Politike

"Jam krenar për atë që po ndodh"/ Rama: I kemi hequr prangat drejtësisë nga pushteti politik!

Kreu i qeverisë tha se sot, sipas tij drejtësia nuk është më  e kontrolluar. Rama thotë se kjo që po ndodh sipas tij me drejtësinë, nisur nga arrestimet në radhët politike, është një rezultat i përpjekes së PS-së për të vendosur barazi para ligjit. 

25 Mars 2025, 18:01 Nga B.Z
"Jam krenar për atë që po ndodh"/ Rama: I kemi hequr
Edi Rama

LEZHË - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që po zhvillon këtë të martë me kandidatët për deputët në zgjedhjet e 11 Majit është ndalur edhe te sistmei i drejtësisë së vend. Rama tha se sot për herë të parë në histori ka një shfaqje të duarve të drejtësisë pa prangat e pushtetit politik. 

Kreu i qeverisë shtoi se sot sipas tij drejtësia nuk është më  e kontrolluar. Rama thotë se kjo që po ndodh sipas tij me drejtësinë, nisur nga arrestimet në radhët politike, është një rezultat i përpjekes së PS-së për të vendosur barazi para ligjit. 

"Jam shumë krenar për atë që po ndodh me drejtësinë. Pikërisht ajo që bufat na tregojnë me gisht ne. Ky në burg, ai në burg. E vërteta është që për herë të parë në historinë tonë ka një shfaqje të duarve të drejtësisë pa prangat e pushtetit politik. Dhe për herë të parë po shihen ushtrimet e para të përpjekjes për të vendosur barazi para ligjit. Drejtësinë dikur e ka pas në dorë vetëm një njeri, ai që ka pas pushtetin. Sot nuk e kemi më drejtësinë në kontroll. Kemi mbështetur SPAK-un pa kushte. Altin Dumani nuk lindi këto 3 vjet ka qënë këtu. Kishit parë ndonjëherë ju më parë që Dumani thirri këtë e thirri atë",- tha Rama. 

edi rama institucionet e drejtesise zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll