Politike

Rama takim me të rinjtë në Lezhë: Më 11 Maj, angazhohuni masivisht të mbështesni negociatat për në BE!

Rama tha se kjo është një etapë shumë e rëndësishme për vendin, ndërsa u bëri thirrje të rinjve që më 11 Maj të angazhohen masivisht për të mbështetur negociatat për në Bashkimin Europian. 

25 Mars 2025, 17:16 Nga B.Z
Rama takim me të rinjtë në Lezhë: Më 11 Maj,
Edi Rama

LEZHË - Kryeministri Edi Rama, po zhvillon këtë të martë një takim me të rinjtë në Lezhë, ku do të prezantojë edhe kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11 Majit. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u ndal te anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Rama tha se kjo është një etapë shumë e rëndësishme për vendin, ndërsa u bëri thirrje të rinjve që më 11 Maj të angazhohen masivisht për të mbështetur negociatat për në Bashkimin Europian. 

"Kam ardhur shumë shpesh këtu, kemi pasur takime shumë entuziaste. Kemi mbjellë fitore shumë të bukura por gjithmonë më ka munduar fakti që salla ishte në pikë të hallit. Sot jam vërtetë mirë që nuk është vetëm pamja e bukur e rinisë por është edhe ky mjedis që është në lartësinë e ambicies së Pjerinit të Lezhës. Deri më 11 Maj do të jetë shumë shpesh rasti që deputetët që janë këtu do të flasin për gjithëçka ne kemi bërë. Në Mirëditë kemi bërë goxha punë por drejtimi i bashkisë nuk është i yni por do të jetë mundësia për të folur çfarë do të bëjmë. Sot dua të fokusohem te Shqipëria në BE. Jo rastësisht në këtë vigjilje ose nxemje të fushatës elektorale ne kemi zgjedhur të bëjmë këto takime me më të rinjtë sepse përfituesit më të mëdhenj të Shqipërisë në BE do të jeni pikërisht ju. Njëkohësisht unë besoj që ju që jeni këtu e marr me mend se çfarë do bëni më 11 Maj. Bashkë me të tjerët duhet të angazhoheni fuqimisht që më 11 Maj masivisht të mbështesni negociatat në BE",- tha Rama. 

edi rama shqiperia ne be

Sondazh

Poll