Politike

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë:Do jesh me Lulin ti, ke ardh për…

Në një moment Rama me batuta komentoi qëndrimin e të riut i cili po qëndronte në fund të sallës në këmbë. 

25 Mars 2025, 17:38 Nga E. D
“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin
Edi Rama

LEZHË- Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, ndali në një moment fjalën e tij duke bërë batuta me një të ri dhe njëkohësisht duke ironizuar edhe Lulzim Bashën. Në një moment Rama me batuta komentoi qëndrimin e të riut i cili po qëndronte në fund të sallës në këmbë. 

“I ka fut kokën mu afër qafës një shoqes së vetë dhe vetëm i flet. S’ka pas ku me e kap tjetër dhe e ka gjetur rastin këtu. Po mirë në rregull. Të gjitha bashkë. U trashëgofshi, po edhe po u trashëguat…për çfarë m’i ngre ato dy gishtat, apo për të treguar se jeni dy? Do jesh i Lulit ti, ke ardhur për të parë atmosferën. Shumë mirë ke bërë. Karrige nuk mund të kesh ti, do rrish në këmbë, për t’u ulur ulemi vetë ne. Bashkëpuno me ne dhe do e gjesh një karrige edhe ti? Janë bërë si zogjtë e korbit se i ka lënë Luli rrugëve, duan karrige”, u shpreh Rama drejt të riut.

 

 

 

 

 

edi rama

Sondazh

Poll