Politike

"Vetëm PS mund ta integrojë Shqipërinë në BE"/ Rama ironizon opozitën: Mos u merrni me kënetën dhe bufin! E ka damkën në lule të ballit...

Rama tha se nuk mund ta integrojë Shqipërinë në BE, bufi dhe këneta (referuar opozitës), ndërsa shton me ironi se është e paimagjinueshme të mendohet se opozita mund ti ketë dyert e komunikimit të hapura ashtu si PS.

25 Mars 2025, 17:31 Nga B.Z
"Vetëm PS mund ta integrojë Shqipërinë në
Edi Rama

LEZHË - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që po zhvillon këtë pasdite në Lezhë nuk i ka kursyer ironitë kundrejt opozitës. Kreu i qeverisë deklaroi se sipas tij vetëm Partia Socialiste mund ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe asnjë parti tjetër. 

Rama tha se nuk mund ta integrojë Shqipërinë në BE, bufi dhe këneta (referuar opozitës), ndërsa shton me ironi se është e paimagjinueshme të mendohet se opozita mund ti ketë dyert e komunikimit të hapura ashtu si PS.

Rama: Edhe pensionistët do marrin pasaportën. Në momentin që ata që janë jashtë dhe që duan njohjen e pensionit, psh në Greqi, që është ende një problem sot, në momentin që Shqipëria futet në BE, qëndorojnë në Greqi dhe automatikisht ju njihen vitet e punës për pensionin. Në momentin që ke një votë, bëhen zgjedhjet, ti mund të kesh njëmijë arsye për të thënë që nuk dua të votoj për këtë qeveri, por asnjë nga ato arsye ti mbledhësh bashkë nuk kanë peshën e mjaftueshme që të mos votoni. Pa hyrë në problematikat e bufit, që e ka damkën në lule të ballit, dhe nuk e di si mund ta imagjinojë dikush se do të ketë të hapura dyert e komunikimit siç i kam unë

edi rama integrim ne be zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll