Politike

"Mirupafshim, Fredi!" U padit për shpifje nga Beleri, reagon kandidati i PS-së, Ardit Bido: Ai do ta humbasë dhe do të dënohet

Bido thotë se Beleri sapo mori vesh për kandidimin e tij për PS-në në qarkun Vlorë, u shfaq papritur në Tiranë për të bërë show-n e radhës, sipas tij. Ai shpreh bindjen po ashtu se eurodeputeti do ta humbasë gjyqi dhe do të dënohet për shpifje.

25 Mars 2025, 16:36 Nga M.B
"Mirupafshim, Fredi!" U padit për shpifje nga Beleri, reagon
Ardit Bido dhe Fredi Beleri

TIRANA- Kandidati i partisë Socialiste për deputet në zgjedhjet e 11 majit Ardit Bido ka reaguar në rrjetet sociale pas kallëzimit të bërë ndaj tij për "shpifje" nga eurodeputeti Fredi Beleri. Bido thotë se e vërteta nuk ka frikë nga fushatat dhe se Beleri ishte “zhdukur” nga Tirana prej rreth 1 viti e gjysmë.

Ai shton se gjatë gjithë kësaj kohe, Beleri nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore – as për padinë që i ka bërë Bido për "shpifje", as për atë që ka bërë vetë Beleri ndaj tij.

Bido thotë se Beleri sapo mori vesh për kandidimin e tij për PS-në në qarkun Vlorë, u shfaq papritur në Tiranë për të bërë show-n e radhës, sipas tij. Ai shpreh bindjen po ashtu se eurodeputeti do ta humbasë gjyqi dhe do të dënohet për shpifje.

POSTIMI:

E vërteta nuk ka frikë nga fushatat

Fredi Beleri ishte “zhdukur” nga Tirana prej rreth 1 viti e gjysmë. Gjatë gjithë kësaj kohe, nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore – as për padinë që i kam bërë unë për shpifje, as për atë që ka bërë ai ndaj meje.

Por sapo mori vesh se unë kandidoj për Partinë Socialiste në qarkun Vlorë, u shfaq papritur në Tiranë për të bërë show-n e radhës.

Ne do të shihemi në gjyq, dhe është mëse e sigurt që ai do ta humbasë dhe është mëse e sigurt që do të dënohet për shpifje. E vërteta nuk lidhet me fushatat elektorale – e vërteta është e tillë, sepse është!

Unë jam Ardit Bido. Kam pasur qëndrimet e mia, kam qëndrimet e mia dhe do të kem gjithmonë qëndrime të lidhura me të vërtetën.

Mirupafshim, Fredi!

ardit bido

Sondazh

Poll