Politike

Rama në Vlorë: Më ftuan për darkë 100 të rinj të Forcës për Paqe dhe Demokraci, sot u bënë shënjestër e një sulmi

Rama tha se pas atij takimi ata u sulmuan nga PD.

23 Mars 2025, 19:20 Nga M.B
Rama në Vlorë: Më ftuan për darkë 100 të rinj
Edi Rama

VLORA- Kryeministri Edi Rama ka folur nga takimi me kandidatët e rinj për deputet në Vlorë, edhe për një darkë që pati me 100 të rinj të Forcës për Paqe dhe Demokraci. Rama tha se pas atij takimi ata u sulmuan nga PD. Ai theksoi se iu bë shumë e qartë se ata, pavarësisht se nuk janë socialistë dëshirojnë të investojnë votën e tyre në PS.

“Mbrëmë, një nga ditët më të këndshme të jetës time politike sepse 100 të rinj të FPD më kanë ftuar për darkë. U thashë e kuptoni sa mirë që jetohet në Vlorë, sa edhe ju në opozitë jetoni kaq mirë? Përtej shakasë i falënderoj për kurajën që në këtë moment panë ekzaktësisht atë që unë them që duhet të shohim të gjithë.

Ata nuk u bënë socialistë dhje dhe mbase nuk bëhen kurrë, por thanë që votën duan ta investojnë në PS më 11 maj. Sot u bënë shënjestër e një sulmi nga këneta, sepse për kënetën nëse bën si buf je qendrestar, kur sillesh si njeri je i lidhur me bandat dhe i shitur”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll