Aktualitet

Me ‘blind’, armë dhe fenelina policie, si dilte Mondi Voga ‘sypatrembur’ krah ministrit Klosi kur kërkohej nga policia

14 Janar 2020, 20:12 Nga DOSJA
Me ‘blind’, armë dhe fenelina policie, si dilte Mondi Voga

TIRANË– Mondi Voga, 44-vjeçari nga Fushë Kruja që ra sot në prangat e policisë së Tiranës, ka mbajtur postin e kryesinpektorit të pyjeve në zonën e Fushë Krujës. Voga ishte shpallur në kërkim nga policia në vitin 2018, në muajin korrik pasi akuzohej për dhunimin e avokatit Ilia Ilia.

Por, vetëm një vit pas kësaj ngjarjeje të rëndë, pamjet e të cilës bënë xhiro në media, Mondi Voga do të shfaqej publikisht krah ministrit Blendi Klosi. Në denoncimin e dërguar në inboksin e ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe të publikuar në faqen e Facebook-ut të ketij të fundit, do të shihej fotoja e Vogës.

Krah Klosit, kryeinspektori ndodhej në Krujë në kuadër të nismës së mbylljes së guroreve dhe furrave të gëlqeres, të cilat sipas qeverisë kishin shkatërruar pyjet dhe ambjentin në malin e Krujës. S’dimë të themi, nëse Voga e mban ende këtë post, por tashmë me rëndësi për 44-vjeçarin është zgjidhja e problemeve me ligjin. Mondi Voga u arrestua në aksin Vorë-Krujë, teksa po udhëtonte në një automjet të blinduar, pa dokumentat përkatëse dhe me armë pa leje. Voga, njihet gjithashtu si miku i Prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit mbeti i plagosur në atentatin që iu bë në muajin tetor të vitit të kaluar, ku viktimë mbeti shoferi i Ndojas, Andi Maloku. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet mondi voga blendi klosi mondi voga arrestohet mondi voga blendi klosi mondi voga

Sondazh

Poll