Aktualitet

“Çunat po izolohen”, Klodian Tomorri ‘thumba’ pas lirimit të Endrit Dokles: Na kursenit lekët se mezi paguajmë pensi

14 Janar 2020, 19:51 Nga DOSJA
“Çunat po izolohen”, Klodian Tomorri ‘thumba’ pas

TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas lirimit të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle. Në një status në rrjetet sociale, Tomorri shkruan me ironi dhe nota humori se ‘çunat’ po izolohen një nga një në shtëpitë e tyre dhe se neni 41 bis ka rezultuar i sukseshëm. Sipas Tomorrit, me këtë ritëm lirimesh mund të ishin kursyer paratë që u përdorën për të izoluar kapot e krimit, pasi qeveria jonë mesi po paguan pensionet. Në fund, gazetari shton se kanë dalë edhe fjalë që SPAK-u do merret em gjobat e makianve.

Ky neni 41 bis qe miratoi qeveria per te izoluar kapot e krimit, po rezulton aq shume efektiv saqe cunat po izolohen nje nga nje neper shtepiat e tyre. Te pakten te na kishit kursyer ato leket qe u shpenzuan per reformen ne drejtesi, vettingun dhe SPAK-un se s’kemi takat ne te mbajme rroga 5 milione lekeshe per gjyqtare dhe prokurore. Mezi po paguajme pensionet. Shoket mund t’i nxirrnit njesoj edhe pa reforme, dmth pa i marre leke popullit. Por nejse. Ka fjale se SPAK-u do merret vetem me gjobat e makinave. ???”– shkruan Klodian Tomorri.

Endrit Dokle, i dënuari me burgim të përjetshëm për krime të kryera në emër të Bandës së Durrësit u lirua sot nga burgu me vendim të Gjykatës së Krujës. Vendimi u mor mesditën e sotme nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, me argumentin se i dënuari ka kryer 3 të 4 e dënimit dhe kishte sjellje të mirë në burg. Ky vendim pritet të apelohet nga prokuroria e Krujës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet endrit dokle klodian tomorri lirohet endrit dokle endrit dokle klodian tomorri lirohet endrit dokle

Sondazh

Poll