Aktualitet

Lirimi i Endrit Dokles, gazetari Elton Qyno ‘zbërthen prangat’ e Dritan Dajtit: Është jashtë për pesë vite, si i lloga

14 Janar 2020, 19:28 Nga DOSJA
Lirimi i Endrit Dokles, gazetari Elton Qyno ‘zbërthen prangat’

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka paralajmëruar daljen nga burgu të një tjetër ‘të forti’ pasi lirimit të Endrit Dokles, numrit dy të Bandës së Durrësit. I ftuar në studion e lajmeve në “Report Tv”, Qyno u shpreh se është Dritna Dajti, vrarsësi i katër efektivëve të policisë, ai që shumë shpejt do të lërë qelinë. Gazetari e argumenton këtë gjë me llogaritjen e ditëve, pasi pjesën më të madhe të dënimit, Dajti e ka kryer në paraburgim ku një ditë llogaritet një ditë e gjysmë.

Dritan Dajti maksimumi për 5 vite është jashtë sepse pjesën më të madhe dhe dërrmuese të dënimit ky e ka kryer gjatë paraburgimit që përllogaritet një ditë e gjysmë,”– u shpreh gazetari Elton Qyno.

Dritan Dajti, autor i vrasjes së katërfishtë ndodhet në burgun 302, fatlum pasi Gjykata vendosi t’ja hiqte burgimin e përjetshëm, dhe t’ja konvertojë atë në vetëm 25 vite burg. Tashmë, Dajtit i kanë mbetur vetëm 15 vite.  Dajti ekzekutoi në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës, 4 policë. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo. Një “xhiro” në ish-Bllok e Dritan Dajtit, u ka kushtuar “kokën” drejtuesve të burgut të Peqinit. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti elton qyno endrit dokle lirohet endrit dokle dritan dajti elton qyno endrit dokle lirohet endrit dokle

Sondazh

Poll