Sport

“Nuk e di nëse Italia është gati, nuk ka sekrete: duhet ulur koka dhe punuar”

Arrigo Saki, analizoi humbjen 2-1 të Italisë, në ndeshje Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë.

23 Mars 2025, 17:09 Nga DOSJA
“Nuk e di nëse Italia është gati, nuk ka sekrete: duhet

ITALI - Ish-trajneri i njohur Italisë, pas këtij rezultati, e konsideron tepër të vështirë misionin e Italisë për kualifikimin në gjysmëfinale.

Në një shkrim për “La Gazzetta dello Sport”, ai shprehet: “Për të kaluar në gjysmëfinale, duhet një mrekulli e madhe. Nuk e di nëse Italia është gati për këtë, dhe në fund të fundit nuk është as e drejtë ta kërkojmë, apo ta presim me çdo kusht.

E rëndësishme është që tifozët të jenë afër kësaj kombëtareje dhe ta mbështesin në procesin e rritjes, pa krijuar polemika të kota kur humbet dhe pa e ngritur në qiell kur fiton”.

Sipas Sakit, ndryshimi i stilit të lojës për një ekip kërkon kohë, aq më tepër kur bëhet fjalë për kombëtare, në të cilat edhe koha për të punuar është më e pakët.

“Italia ka qenë gjithmonë e bazuar te mbrojtja dhe kundërsulmi. Tani po ndiqet një rrugë e re, më moderne, si pjesa tjetër e Europës. Sidoqoftë, ende kemi nevojë për kohë për ta përvetësuar këtë ide. Nuk ka sekrete: duhet ulur koka dhe punuar. Vetëm puna sjell rezultate”, përfundoi 78-vjeçari.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll