23 Mars 2025, 16:55
Nga DOSJA
SPANJE - Kylian Mbappe kaloi shtatë vite të mrekullueshme në Paris dhe fitoi tituj, para dhe lavdi me të, megjithatë, largimi i tij verën e kaluar nga kampionët francezë për të vazhduar karrierën e tij te Real Madrid çoi gjithashtu në një mosmarrëveshje me ish-skuadrën e tij.
Dhe kjo pasi superylli francez ka shkuar në gjykatë me ish-punëdhënësit e tij për të kërkuar shumën prej 55 milionë eurosh (shumë që lidhet me pagat dhe shpërblimet), madje fati e ka sjellë në atë mënyrë që Mbappe të përballet së shpejti me PSG-në në fushë.
Kjo do të ndodhë në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve në rast se Real Madridi eliminon Arsenalin në çerekfinale dhe PSG bën të njëjtën gjë kundër Aston Villas. Mbappe, në një intervistë, pohon se nëse dy skuadrat takohen në gjysmëfinale, ai nuk do të hezitojë të shtrëngojë duart me presidentin e parisienëve, Nasser Al-Khelaifi.
"Çështja është në duart e avokatëve të mi. Besoj se do të zgjidhet shpejt, nuk është diçka që më shqetëson. Kam luajtur shtatë vite në Paris dhe kam përjetuar disa momente të mahnitshme atje. Nuk jam një djalë që shikoj vetëm negativisht, di të jem mirënjohës për atë që më është dhënë në jetë, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.
“Sigurisht që do të shtrëngoja dorën me Naserin (Al-Khelaifi) ”, theksoi Mbappe në një intervistë ekskluzive që dha për gazetën “Parisien”, duke shtuar me një ton humoristik: “Dhe mos imagjinoni, se do të kisha pështyrë dorën para se t’i shtrëngoja dorën”.
Për imazhin mbresëlënës të Parisit të këtij viti, që shumëkush ia atribuon largimit të tij nga “Parc des Princes”, ai u shpreh kategorik: “Nuk më intereson që ka njerëz që thonë se Parisi luan më mirë pa mua.
I uroj atyre më të mirat. Jam i fokusuar te Real Madridi dhe trefishi që mund të arrijmë. Kjo është diçka që Real Madridi nuk e ka arritur, kështu që do të ishte e pabesueshme nëse do ta arrija në sezonin tim të parë”.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Mars 2025, 16:29
M.B
Saimir Demi dhe Enkel Demi
TIRANA- Gazetari dhe moderatori Enkel Demi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të të vëllait, gazetarit të ...
Sport
23 Mars 2025, 16:27
SHBA - Lionel Messi nuk është në skuadrën e Lionel Scalonit për ndeshjet e kombëtares së Argjentinës ...
Sport
23 Mars 2025, 16:11
ITALI - Leao, sulmuesi i Milanit, është në një udhëkryq të vërtetë në tregun e transferimeve. Ja si do të je...
Sport
23 Mars 2025, 16:03
ITALI - Gjigantët e Serisë A e kanë shprehur më parë interesim për anësorin kosovar gjatë afatit kalimtar të dimrit...
Sport
23 Mars 2025, 15:54
ITALI - Ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello, ka lavdëruar punën që Arne Slot po bën në Liverpool. Italiani e krahasoi ...
Sport
23 Mars 2025, 15:40
ANGLI - Shifrat e Man.United gjatë periudhës së artë nën Alex Ferguson, u diskutuan nga Ryan Giggs dhe Nicky Butt, të cilët i...
Sport
23 Mars 2025, 15:19
ARGJENTINE - "Brazili është Brazili. Ata kanë lojtarë të mëdhenj, disa nga më të mirët në botë, në e...
Sport
23 Mars 2025, 15:03
ITALI - Vetëm testet instrumentale të planifikuara për të hënën do të japin një përgjigje të saktë pë...
Sport
23 Mars 2025, 14:51
KINE - Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton janë skualifikuar nga GP e Kinës, të cilën e kishin përfunduar në vendin e 5-të d...
Sport
23 Mars 2025, 14:02
TIRANE - Nuk ka munguar edhe ngushëllimi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, për ndarjen e parakohshme të gazetar...