Sport

Capello vlerëson Arne Slot dhe kujton: "Ata thanë se ekipi kishte përfunduar..."

Holandezi është në rrugën për të fituar Premier League në sezonin e parë në Liverpool, pasi pasoi Jurgen Klopp

23 Mars 2025, 15:54 Nga DOSJA
Capello vlerëson Arne Slot dhe kujton: "Ata thanë se ekipi kishte

ITALI - Ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello, ka lavdëruar punën që Arne Slot po bën në Liverpool. Italiani e krahasoi situatën e holandezit me situatën e tij kur mori drejtimin e kuqezinjve.

Capello zëvendësoi Arrigo Sacchin, pasi kishte fituar katër tituj të Serie A dhe një Ligë të Kampionëve të UEFA-s me kuqezinjtë në vitet 1990.

Reds aktualisht kanë një epërsi prej 12 pikësh ndaj Arsenalit me nëntë ndeshje të mbetura. Liverpoolit i duhen 16 pikë për të siguruar titullin, edhe nëse “Topçinjtë” fitojnë të gjitha ndeshjet e tyre , gjë që nuk ka gjasa.

“Ta arrish këtë pas Jurgen Klopp, i cili më pëlqeu, është e pabesueshme. Është paksa si karriera ime. Mbërrita te Milani pas Arrigo Sacchit dhe të gjithë thanë se skuadra kishte përfunduar, se nuk donin të punonin më, se kishin fituar shumë trofe. Mendoj se është pak a shumë e njëjta gjë”, tha Capello për Daily Mail.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll