Sport

"Saimiri iku te Hyji sot!" Vëllai iu nda nga jeta, reagon gazetari Enkel Demi: Nuk është e lehtë, ngushëllimi i vetëm, që nuk vuajti

Ai shton se nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH-së.

23 Mars 2025, 16:29 Nga M.B
"Saimiri iku te Hyji sot!" Vëllai iu nda nga jeta, reagon
Saimir Demi dhe Enkel Demi

TIRANA- Gazetari dhe moderatori Enkel Demi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të të vëllait, gazetarit të sportit Saimir Demi. Enkel Demi ka bërë një reagim në Facebook, duke thënë se i vetmi ngushëllim që ka është fakti që ai nuk vuajti dhe iku i rrethuar nga njerëzit e tij dhe nga mjekët. Ai shton se nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH-së.

Postimi:

Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë. I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.

Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit. Nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë.

saimir demi

Sondazh

Poll