Sport

Duka ngushëllon familjen, për humbjen e parakohshme të gazetarit Saimir Demi...

"Një njeri i dashur dhe një profesionist i palodhur, Saimiri do t’i mungojë jo vetëm familjes së tij, por edhe komunitetit të gazetarëve dhe sportdashësve, ku kontribuoi me përkushtim për tre dekada".

23 Mars 2025, 14:02 Nga DOSJA

Duka ngushëllon familjen, për humbjen e parakohshme të gazetarit

TIRANE - Nuk ka munguar edhe ngushëllimi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, për ndarjen e parakohshme të gazetarit sportive Saimir Demi.

Kreu i futbollit shqiptar Armand Duka ka ngushëlluar familjen Demi të emrin e tij personal, por edhe të FSHF-së, për humbjen e pazëvendësueshme të gazetarit të përkushtuar dhe njeriut të jashtëzakonshëm, siç e vlerëson ai Saimir Demin.  

“Me dhimbje të thellë mora lajmin tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të Saimir Demit, një gazetar i përkushtuar dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Me të kemi ndarë biseda, analiza dhe opinione për sportin, veçanërisht për futbollin, një pasion që e udhëhoqi gjithë jetën e tij profesionale.

Një njeri i dashur dhe një profesionist i palodhur, Saimiri do t’i mungojë jo vetëm familjes së tij, por edhe komunitetit të gazetarëve dhe sportdashësve, ku kontribuoi me përkushtim për tre dekada.

Në emrin tim personal dhe në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëshortes dhe djalit të tij, si dhe të gjithë miqve që i qëndruan pranë.

U prehsh në paqe, Saimir! Do të të kujtojmë gjithmonë me respekt dhe dashuri”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll