Aktualitet

Me ‘autoblind’ dhe pistoletë “TT”, arrestohet miku i prokurorit Arjan Ndoja, Mondi Voga nga Fushë Kruja që dhunoi avo

14 Janar 2020, 16:23 Nga DOSJA
Me ‘autoblind’ dhe pistoletë “TT”, arrestohet miku

TIRANË– Mondi Voga, 44 vjeç nga Fushë Kruja, ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi është kapur me armë zjarri teksa lëvizte me një automjet të blinduar. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, Voga është arrestuar në aksin rrugor Vorë-Krujë, teksa udhëtonte me mjetin ‘blind’ me fenelina policie, gjë që u ka rënë në sy efektivëve. 

Voga është ndaluar dhe gjatë kontrollit janë vënë re mugesat e dokuemtnacionit për drejtimin e këtij mjeti. Gjithashtu në automjetin e blinduar është gjetur edhe arma e zjarrit e llojit “TT”, për të cilën Voga nuk ishte pajisur me lejen përkatëse. Të njëjtat burime bëjnë me dije se automjeti i blinduar është sekuestruar dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ndërsa të arrestuarit Mondi Voga i është hequr edhe patenta.

Por kjo nuk është hera e parë që 44-vjeçari nga Fushë Kruja ka probleme me ligjin. Në vitin 2018, në muajin korrik, Voga u shpall në kërkim nga Policia për shkak se akuzohej të kishte dhunuar avokatin Ilia Ilia. Ngjarja në fjalë, ndodhi përballë Gjykatës së Durrësit dhe u regjistrua nga kemarat e sigurisë. Pamjet ku Voga, së bashku me një tjetër personin dhunonin avokatin Ilia bënë xhiron e mediave në atë kohë. 

Mondi Voga njihej gjithashtu edhe si miku i Prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit mbeti i plagosur në atentatin që iu bë në muajin teotr të vitit të kaluar, ku viktimë mbeti shoferi i Ndojas, Andi Maloku. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arja ndoja arrestohet mondi voga ilia ilia mondi voga arja ndoja arrestohet mondi voga ilia ilia mondi voga

Sondazh

Poll