Politike

"Një gur i munguar në mozaikun e Vlorës"/ Rama inspekton punimet në Muzeun Hebraik: Destinacion i lakmuar turistik...

Kryeministri u shpreh më tej se Muzeu do të jetë sipas tij një gur i munguar në mozaikun e Vlorës dhe atë shqiptar që do të forcojë edhe më tepër lidhjet e shqiptarëve me izraelitët.

23 Mars 2025, 14:30 Nga B.Z
"Një gur i munguar në mozaikun e Vlorës"/ Rama
Edi Rama

VLORË - Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të diel punimet në Muzeun Hebraik & Qendra Multifunksionale e Zhvillimit Rajonal në Vlorë. Kreu i qeverisë i shoqëruar nga ministrii i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe ishin për të inspektuar punimet që kanë nisur një muaj më parë.

Rama inkurajoi përshpejtimin e punimeve, teksa theksoi se ky Muze është një gur i munguar në mozaikun  e Vlorës dhe në mozaikun shqiptar dhe se me vendosjen e linjës ajrore direkt me Izraelin do të kthehet në një destinacion të lakmuar turistik.

“Besoj që do e bëni më shpejt se dy vjet apo jo, domethënë besoj që është ndërtim që ka kompleksitet, por nuk është i pamundur që për 8- muaj të bëhet, nga ana ndërtimore.  Unë mendoj që kompania për 8-9 muaj e mbyll këtë. Është shumë e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë që ky është një gur i munguar në mozaikun  e Vlorës po dhe në mozaikun shqiptar“ – u shpreh Kryeministri.

Kryeministri u shpreh më tej se Muzeu do të jetë sipas tij një gur i munguar në mozaikun e Vlorës dhe atë shqiptar që do të forcojë edhe më tepër lidhjet e shqiptarëve me izraelitët.

“Historia e hebrejve shqiptarë është e jashtëzakonshme.  Me vendosjen e linjës direkte ajrore nga Izraeli, kërkesa për të ardhur turistë në Shqipëri është shumë e madhe. Kanë nisur të njohin historinë tonë të lidhur me ta dhe ky është gur themeli me të cilën do të ndërtojmë gjëra pozitive për turizmin, ekonominë e teknologjinë. Vlora është me fat e krenare që ka këtë histori”,- tha Rama.

edi rama  muzeun hebraik & qendra multifunksionale e zhvillimit rajonal

Sondazh

Poll