Politike

Rama takim me kandidatët për deputetë të qarkut Vlorë: Nuk kemi bërë aq sa duhet për këtë qytet! Në vazhdim do bëjmë më shumë

Rama tha se disa deputetët në këtë zonë nuk kanë bërë aq sa duhet për qytetin e Vlorës dhe kjo është arsyeja sipas tij që PS ndryshoi listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit për të përmirësuar situatën në qytet.

23 Mars 2025, 09:29 Nga B.Z
Rama takim me kandidatët për deputetë të qarkut Vlorë:
Edi Rama

VLORË - Kryeministri Edi Rama zhvilloi paraditen e kësaj të diele një takim me kandidatët për deputetët të Qarkut të Vlorës. Kreu i qeverisë u shpreh se Partia Socialiste nuk ka bërë shumë për qytetin e Vlorës ndërsa premtoi se nëse PS merr mandatin e katërt do të bëjë më shumë .

Rama tha se disa deputetët në këtë zonë nuk kanë bërë aq sa duhet për qytetin e Vlorës dhe kjo është arsyeja sipas tij që PS ndryshoi listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit për të përmirësuar situatën në qytet.

"Këtë herë do të marrim një rezultat më të mirë. Do tju japim mundësinë shumë qytetarëve që deri dje kanë qënë simpatizantë të punës që ne kemi bërë. Fakti që në të gjithë skuadrën e zgjedhjeve të 11 Majit ne kemi vetëm 1 deputet i cili është aktualisht deputet që është Vullneti na është dashur të bëjmë ndryshim total të skuadrës në Vlorë pikërisht për të treguar se çfarë na ka munguar ne dhe çfarë duhet të bëjmë më tutje. Disa deputetë që unë i konsideroj miq por nuk kanë rrezatuar asgjë këtu në Vlorë. Ça ndodh në këtë qytet rrezaton pastaj edhe në territoret e tjera dhe më vjen keq për faktin që nuk kemi dhënë aq sa duhet në këtë qytet",- tha Rama. 

edi rama vlore

Sondazh

Poll