Politike

"Për tramin në Vlorë do na duhej Luli"/ Basha i përgjigjet Ramës: Trami, trami, po inceneratori bëri namin! Eh mer Rame ku e ke Lalin?

Basha shfaqet me një emigrant shqiptar teksa thotë se  tramin nuk e deshi Rama pasi nuk vidhte dot. Ai më tej thotë se për këtë projekt ishte Franca mbrapa, por kryeministri i tha ish-Presidentit Holland se nuk e kishte prioritet në qeverisjen e tij.

23 Mars 2025, 13:38 Nga B.Z
"Për tramin në Vlorë do na duhej Luli"/ Basha i
Lulzim Basha

GREQI - Lulzim Basha ka replikuar sërish kryeministrin Edi Rama, në lidhje me deklaratën që bëri këtë të diel për projektin e tramit në Tiranë. 

Në një video të ndarë në rrjete sociale, Basha shfaqet me një emigrant shqiptar teksa thotë se  tramin nuk e deshi Rama pasi sipas tij nuk vidhte dot. Ai më tej thotë se për këtë projekt ishte Franca mbrapa, por kryeministri i tha ish-Presidentit Holland se nuk e kishte prioritet në qeverisjen e tij.

Sipas Bashës, Rama kishte prioritet inceneratorët me Erion Veliajn që të vidhte sa më shumë, ndërsa e pyet sërish se ku e ka Lalin dhe ça ka ndonjë të re sot nga Durrësi?

 

Emigranti: “O, kýrie Ráma, poú eísai, o palikári, ku i ke shokët?” (O Rame , ku je o djal trim, ku i ke shoket?)

Lulzim Basha: O Rame, nga Athina Rame, të pyesin ku i ke shokët, ti meresh me tramin. Po tramin se deshe ti me Rame, se nuk vidhshme dot me tramin. Ishte Franca mbrapa dhe i the presidentit Holland, nuk e kom prioritet. Se kishe prioritet inceneratorët me Lali Erin mo Rame, me vjedh sa më shumë. Ku e ke Lali Erion mo Rame? Ça ka nai të re sot nga Durrësi? E mo Ram, mo Ram, 7x7, 313 Rame.

lulzim basha-edi rama

Sondazh

Poll